Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, shkruan se është arrestuar Endri Çuçi, djali i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
Sipas të dhënave të Berishës, Endri Çuçi, i cili punonte në KLGJ, është arrestuar si pjesë e grupit të kontrabandonte ilaçe dhe të sëmura nga vendi ynë në Itali.
Postimi i Berishës:
“SUPERSKANDAL!
Arrestohet ne Itali, Endi Çuçi, djali i ministrit te Brendeshem te familjes Blendi Çuçi, si antar i mafjes qe kontrabandonte ilaçe dhe te semure! Punonte ne KLGJ! Nderhyrje te fuqishme per lirimin e tij! Mafje dhe vetem mafje! sb
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Pershendetje Doktor.
Kam disa dokumenta me rendesi te cilat po jua nis. Behet fjale per nje mase sigurie te Gjykates italiane ku i perfshire eshte djali i Blendi Çuçit, Endi Çuçi ne kontrabande ilacesh dhe pacientesh shqiptare qe te merrnin karta shendeti te falsifikuara ne Itali ne kohen e Covid. Nuk e ka asnje media vetem ne. Nje miku im gazetar ma dha ne menyre konfidenciale te cilat i siguroi nga gazetare italiane. Materialet i kam.
Me poshte po ju nis dokumentin e Gjykates, ku permendet djali i Blendi Çuçit nga martesa e tij e pare me Zhaklina Peton, e dale ne pergjimet italiane.
Bashkengjitur ju nis te gjithe materialin, median tone e cila e publikoi rastin, por nuk e kane permendur emrin e djalit te Blendi Cucit dhe median italiane. Kredecialet e tij dhe punesimin ne KLGJ.
Me poshte dokumentat:
Masa e sigurise se Gjykates se Milanos.
Lajmet ne mediat italiane.
Pergjimet ne dosjen e Gjykates” perfundon ai.
Diskutime rreth kësaj post