Djali i shkrimtarit shqiptar të mirënjohur Mitrush Kutelit, Pandeli Pasko Kuteli ka folur si rrallëherë për të atin. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, në një intervistë për gazetarin Kel Demi, ai ka hedhur poshtë të gjithë zërat që kanë qarkulluar për bashkëpunimin e të atit me italinët. Sakaq, ka theksuar se nuk ka pranuar kurrësesi diçka të tillë.
“Përpara se të punonte në bankë, babai punonte në një shoqëri private dhe nuk u ngrit kundër italianëve. Këtu donin ta sulmonin Kutelin në një pikë karakteriale që Kuteli nuk pranoi të bashkëpunonte për hir të idealit që kishte. Edhe në kohën mbasi u themelua banka, flasim mbas 44-45 ka bërë edhe vulosjen e monedhës. Kështu ai dha dorëheqjen rreth tetorit të ’46”, tha Kuteli.
Ndërkohë, gazetari Demi ka thënë: “Kujt i bën hije Mitrush Kuteli? Shumë mund ta marrin me mend, shumë mund të kujtojnë se e dinë përgjigjen, por mua më rezulton që Mitrush Kuteli nuk i bën hije një personi të vetëm. Sipas meje, Mitrush Kuteli i bën hije një grup njerëzish që duan të vendosin një regjim, nuk ka rëndësi duan ta vendosin në letërsi apo në politikë. Prandaj, kujt i bën hije Mitrush Kuteli besoj do mbetet një pyetje që duhet të jenë studiuesit që do i kthejnë përgjigje”.
Diskutime rreth kësaj post