10 makina të reja inteligjente kanë mbërritur në Shqipëri për të kontrolluar sigurinë rrugore. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se makina super inteligjente janë një hap tjetër ndaj modernizimit të sigurisë rrugore.
“Siguria rrugore në fokus, 10 makina të reja inteligjente i shtohen flotës së Policisë së Shtetit përmes projektit të ARRSH dhe Bankës Botërore për rritjen e sigurisë rrugore. Makinat janë të pajisura me kamera dhe sistem- radarin për monitorimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që thyejnë rregullat e qarkullimit”, shkruan ministri në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post