Ka nisur mbledhja e parë e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, e cila do të bashkëdrejtohet nga Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri.
I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë dhe deputeti Oerd Bylykbashi, edhe pse kreu i PD Sali Berisha tha se grupi që ai përfaqëson nuk do të marrë pjesë në këtë Reformë.
Në nisje të seancës socialisti Damian Gjiknuri kërkoi që anëtarët e këtij komisioni të shmangin sa më shumë përplasjet politike, dhe procesi për reformën zgjedhore të jetë sa më konsensual dhe gjithëpërfshirës.
Komisioni do të kërkojë asistencë në këtë proces nga OSBE ODHIR, ambasada amerikane, si dhe asistencë nga ekspertë të pavarur.
Diskutime rreth kësaj post