Nga Ohri, ku u takua me presidentin maqedonas Stevo Pendarovski, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, paralajmëroi aktivitete pozitive gjatë javës së ardhshme sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në BE.
“Bashkimi Europian është shumë i përkushtuar që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat për anëtarësim. Po bëhen të gjitha përpjekjet që të gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme për palët. Jam i bindur se së shpejti do të ketë një zhvillim shumë pozitiv, që do të jetë shumë i rëndësishëm për vendin tuaj dhe mbarë rajonin”, tha Michel.
Pendarovski i kujtoi se zvarritja e procesit integrues lëkund besueshmërinë tek Bashkimi Europian e tha se kushtëzimi i një vendi anëtar kundrejt një vendi kandidat për anëtarësim paraqet një shkelje flagrante të premtimit për të ardhme europiane për vendet e Ballkanit.
Diskutime rreth kësaj post