Në seancën e sotme plenare deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi për Operacioni Forca e Ligjit.
Në fjalën e tij, Salianji tha se operacionet e OFL-së lënë dyshime se kanë qenë intimidime për grupet krimianë që këto të fundit të përfshiheshin në fushata elektorale.
Nga foltorja e Kuvendit, Salianji ngriti disa pyetje, një ndër të cilat ishte “A ka deputetët ish-deputet apo ish-ministra që janë subjekt klasik i këtij ligji dhe i keni favorizuar për të mos i hetuar?”.
“Është miratuar një akt normativ nr, 1 për masat parandaluese kundër krimit të organizuar i ashtuquajturi si Operacioni ‘Forca e Ligjit’. Kjo lë dyshime se ky operacion u bë për të intimiduar grupet kriminale për t’u përfshirë në fushatë zgjedhore. Nëse ndjekim logjikën e Ramës, nëse ka dështuar procesi i vettingut në polici, ndaj ka marrë dhënë krimi në vend. Ndërkohë, për operacionin Forca e Ligjit trumbetonte; duhet tua bëjmë të pamundur atdheun atyre që janë me krimin. Çfarë parashikohet ky ligj dhe ku jemi sot? A ka qenë nismë për të pastruar me letra pasigurinë e grupeve kriminale. Po pse Shqipëria renditet ende në listën gri të pastrimit të parave. Cilat para pastrohen në Shqipëri? A janë realizuar qëllimet e këtij akti. Kam kërkuar me shkresë në Ministri se sa është numri i subjekteve të OFL që janë hetuar, apo e atyre që nuk janë referuar. A ka selektivitet? A ka ndërhyrje politike? A ka njerëz që janëorizuar? A kemi dy standarde? Sa prej këtyre rasteve janë kthyer në polici për kthim dokumentacioni. Këto janë pyetjet që janë ngritur për ministrin. A janë arritur qëllimet e këtij ligji? Në çdo momente dëgjojmë për krime, për tritol dhe vrasje. A ka deputetë, ish-deputet apo ish-ministra që janë subjekt klasik i këtij ligji dhe i keni favorizuar për të mos i dërguar në këtë subjekt?”, favtha Salianji.
Diskutime rreth kësaj post