Kryeministri Edi Rama dhe ai i Malit të zi Dritan Abazoviç, gjatë vizitës në Kiev, kanë takuar ditën e sotme presidentin ukrainas Volodymir Zelensky.
Lideri ukrainas ka publikuar pamjet e këtij takimi në llogarinë e tij në Facebook. Zelensky ka pritur dy kryeministrat, të shoqëruar nga delegacionet në rezidencën presidenciale në Kiev.
“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot u takova me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazovic”, ka shkruar Zelensky krahas pamjeve.
Diskutime rreth kësaj post