Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i bëri thirrje sektorit privat të ndjekë shembullin e sektorit publik në luftimin kundër Korrupsionit.
Gjithashtu fjalës së saj në ditën e tretë të Konferencës Anti Korrupsion në Shqipëri, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se po punohet që shërbimet gjyqësore të ofrohen online për qytetarët.
“Do ta konsideroja konferencën anti korrupsion si fitoren e radhës në betejen tonë të përditshme anti korrupsiom. Qeveria ka vullnetin politik për të adresuar praktika anti korrupsion. Është fitore sepse ka të bëjë me mentalitetin e një qasjeje të re që duhet të kemi ne luftën anti korrupsion. U fol për pasojat e korrupsionit për frenimin e qendrimit ekonomik të vendit.
Lexo edhe: Konferenca Antikorrupsion, Balluku: Epoka e tranzicionit ka mbaruar, Ibrahimaj paralajmëron digjitalizimin e bizneseve në sistemet vendore
Konferenca nxori në pah dukuritë korruptive dhe jo vetëm në sektorin publik por edhe në privat. Sektori publik është në avangardë për luftën kundër korrupsionit. Ta ndjekë edhe sektori privat. Shërbimet gjyqësore nuk duhet të mbeten mbrapa në këtë drejtim. Dhe shërbimet gjyqësore të merren ne rrugë digjitale, pa pritur në radhë. Është një provës që e kemi filluar sigurisht jo vetëm por me ndihme e partnerët”, tha Manja.
Diskutime rreth kësaj post