Vitaminat dhe mineralet janë ushqyesit thelbësorë për lëkurën, flokët dhe të gjithë organizmin. Ushqyerja me produkte të shëndetshme do t’ju bënte që të merrnit të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme për trupin.
Ja çfarë shkakton mungesa e vitaminave në trup:
Buzë të plasaritura: tregon se keni mungesë hekuri, zinku dhe vitaminave B (B3, B2 dhe B12). Kjo gjendje ndodh zakonisht tek vegjetarianët pasi nuk i konsumojnë mjaftueshëm këto vitamina.
Zgjidhja: konsumoni më shumë kikirikë, thjerrëza, mish pule, ton, vezë, salmon dhe butakë. Vitamina C mund të përmirësojë absorbimin e hekurit dhe mund ta gjeni tek specat e kuq, lulelakra, brokoli dhe lakra jeshile.
Puçrra dhe akne në fytyrë/trup dhe rënie flokësh: tregojnë për mungesë të vitaminës B7.
Zgjidhja: konsumoni më shumë vezë, avokado, banane, manaferra, arra, produkte soje, lulelakër, kërpudha dhe salmon.
Pika të kuqe në lëkurë (zakonisht në fytyrë, qafë, krahë, kofshë dhe kurriz): tregojnë për mungesë të acideve yndyrore, vitamine A dhe vitamine E.
Zgjidhja: shmangni yndyrnat e ngopura si margarinë apo gjalp dhe konsumoni yndyrna të shëndetshme. vitamina A mund të gjendet tek perimet jeshile, karrota, patatja e ëmbël, specat e kuqë.
Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash tek duart, këmbët apo pjesë të tjera të trupit: është shenjë e mungesës së vitaminës B (B9, B6, B12), e cila është e lidhur me nervat periferike. Mungesa e këtyre vitaminave çon në anemi, depr esion, mosbalancim të hor moneve dhe lodhje.
Zgjidhja: hani më shumë mish pule, butakë, vezë, fasule, panxhar, shparg dhe spinaq.
Dhimbje muskujsh: tregon për mungesë magnezi, kaliumi dhe kalciumi: njerëzit që kanë këto mangësi janë të prirur të djerësiten shumë
Zgjidhja: hani më shumë banane, mollë, qershi, grejpfrut, lajthi, kungull, brokoli dhe zarzavate me gjethe jeshile si lakër, spinaq dhe luleradhiqe, ju lutemi te na ndihmoni ne mirembajtjen e faqes vetem duke shtypur(mbi foton ose mbi videon) qe ndodhet me poshte.
Diskutime rreth kësaj post