Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Erisa Xhixho ka folur ditën e sotme në një emision televiziv për reformën territoriale.
Xhixhi është ndalur tek mbledhja e Komisionit të Reformës Territoriale ditën e nesërme, teksa tha se duhet që të ftohen në dëgjesë ekspertë dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
“Do duhet që të ftojmë në dëgjesë ekspertë të shoqërisë civile, të reformave territoriale, pra analizë nga ekspertë por dhe nga qytetarë”, tha ajo, ndërsa shtoi se LSI do të jetë shumë parimore për këtë reformë, duke vijuar me konsultimet.
“Boshti kryesor do të jetë vëmendja tek shërbimet ndaj qytetarëve, që pushteti lokal do duhet të ofrojë për ta. Ka dështim të kësaj reforme, edhe mazhoranca e pranon disi këtë. Në momentin që nuk janë zgjidhur disa nga problematikat kryesore të qytetarëve, aty duhet të fillojë diskuri”, shprehet Xhixho.
Ndërkohë, lidhur me idenë e hedhur nga maxhoranca për ndarjen në rajone territoriale, ku bashkitë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në nivel rajonal, Xhixho tha se do duhet të mësohet se në çfarë metodologjie e kanë mbështetur këtë mendim.
“Nuk e di në çfarë metodologjie e kanë mbështetur, do dëgjoj ku e mbështesin këtë qasje, por mendoj se centralizimi i tepër i pushtetit lokal nuk i bën mirë. Nuk di të them nëse është ndarje politike, ndaj them se duhet të jemi të kujdesshëm në qëllimin që ka kjo reformë”, u shpreh ajo.
“Nëse do nisemi me parime elektorale jemi të dëmtuar që në nisje të kësaj reforme”, pohoi ajo më tej.
Sakaq, e pyetur në LSI ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, Xhixho tha: “Kemi filluar organizimin për zgjedhjet vendore, për ne janë tejet të rëndësishme. LSI do duhet të filtrojë kandidatë me integritet. Padyshim që kemi konventë të rëndësishme më 25 korrik ku do të merren disa vendime, mendoj se është rikthim i natyrshëm.”
Diskutime rreth kësaj post