Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një mbledhje me mjekët për të folur mbi problematikat në sistemin shëndetësor.
Berisha tha se dy zhvillimet më të dhimbshme të Shqipërisë janë largimi i të rinjve në emigracion dhe përgatitja e mjekëve për emigracion.
“Në këtë shërbim jetik për shtetin dhe zhvillimin e saj largimi masiv i mjekëve përbën një dramë të vërtetë. Ndaj mjekëve nga kjo qeveri është mbajtur qëndrim përçmues, maksimal. Ju jeni dëshmitarë sa kanë ndryshuar pagat tuaja në 9 vite. Me borxhin që ka marrë kjo qeveri nga 62.6 për qind të GDP kur mori pushtetin në 107 sot, rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe katër herë, të infermierëve e me radhë.
Kjo nuk ka qenë agjendë e qeverisë. Përçmimi janë për mua të pashlyeshme skenat në spitalin e Traumës me Meksin, Nestorin na ka rastisur në diktaturë na thërrisnin edhe në spitalin e burgut apo na sillnin në pavion të burgosurit. Gardiani rrinte tek dera dhe kurrë nuk hynte brenda kur ne vizitonim.
Ndërsa nën këtë qeveri, një protestuesi “ superarmiku” i rrinin 2 gardianë tek koka dhe 2 tek dera në spital. Ata e bënë me urdhër një gjë të tillë. Disa rregullore i kanë edhe ata por merrnin urdhër për të demonstruar në një mënyrë dhunë edhe ndaj dhomës ku kujdesej mjeku për të sëmurin. Kjo ishte një nënshtrim i turpshëm i qeverisë, një kob që edhe në diktaturë nuk ishte kështu ndaj mjekut. Kishte të zeza sa të duash por në lidhje me mjekun kishte një kod etik”, deklaroi Berisha.
Diskutime rreth kësaj post