Analisti Andi Bushati i ftuar në një studio televizive thotë se është qesharake të thuash se në Shqipëri po luftohet korrupsioni.
Në emisionin ”Shock” në ”Euronews Albania”, Bushati u shpreh se për inceneratorët u morën 14 vendime për një ditë dhe sipas tij, kjo nuk tregon paaftësi për të bërë gjërat, por vullnet për të vjedhur.
”Të mos bëhemi qesharakë dhe t’i themi njerëzve të vërtetën. Çfarë thoshte Edi Rama sot? Unë e di që tenderat janë problem, por me tenderat e kemi çështjen nga paaftësia e administratës, nuk është çështja nga korrupsioni. Ti për inceneratorët, ke marrë 14 vendime për një ditë pa procedurë tenderash dhe pa bërë shpallje për tender ndërkombëtar. Kjo është vullnet për të vjedhur, nuk është mungesë diturie për t’i bërë gjërat, theksoi analisti.
Sipas Bushatit, Rama ka mbledhur rreth vetes administratën publike dhe mendon se fjalimet e tij i besojnë edhe qytetarët të cilët nuk bëjnë pjesë në rrethin e tij.
Gjatë Konferencës së parë Kombëtare të Anti-Korrupsionit, zhvilluar në sallën e Pallatit të Kongreseve, kryeministri Edi Rama tha procesi i tenderimit nuk do të kryhet më nga administrata apo ministritë, por nga ekspertë të jashtëm.
Sipas Ramës, një nga problemet më kryesore nuk është thjesht korrupsioni, por edhe paaftësia e administratës për të ndërtuar procese që janë profesionale, transparente dhe të drejta.
Diskutime rreth kësaj post