Taulant Balla ka thënë sot në një deklaratë për mediat se nesër do të mbahet mbledhja e parë e Komisionit për Reformën Territoriale. Balla tha se asnjë nga deputetët nuk duhet ta shohë si detyrë partiake dhe se duhet të gjendet një mënyrë që të shkohet drejt një organizimi më funksional rajonal. Socialisti, në një komunikim për mediat, bëri me dije se sipas përllogaritje të afateve, zgjedhjet e ardhshme mund të mbahen nga 15 prilli në 15 maj të vitit të ardhshëm.
“Duhet një punë konkrete për të parë forma të reja të organizimit, ka një rekomandim që gjithmonë çështjet që lidhen me reformat duhet miratuar një vit përpara për të pasur kohë dhe besoj që në rastin e reformës territoriale Komisioni të marrë kohën e duhur. Besoj do të jetë e nevojshme një zgjatje e mandatet dhe duhet të biem dakord në kohë që kjo zgjatje të bëhet. Konsiderimi apo anulimi i pikës dy të nenit që ka të bëjë me ndarjen e mandatit e ka bërë të pazbatueshëm të gjithë nenin e ndarjes së mandateve. Për zgjedhje të tjera të qeverisjes vendore çdo gjë është gati. Nëse i përllogarisim afatet, besoj që mes 15-prillit dhe 15 majit të vitit të ardhshme duhet mbajtur zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post