Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, ka folur ditën e sotme në një emision televiziv për zgjedhjen e Presidnentit të ri.
Spiropali tha se ajo që e dallon Partinë Socialiste është fakti se ajo nuk negocion në kurriz të interesit kombëtar. Ajo tha se PS do të preferonte një opozitë të fortë përballë dhe që nuk punon kundër vendit.
“Edi Rama është një lidër fitues në PS dhe tashmë ka një mandate të tretë. Pikërisht prej frymës organizative dhe ideve të socialistëve, sot kemi këtë arritje historike. Ne jemi sot një parti e fortë, konkurruese dhe e pakonkurrueshme në Shqipëri. Ne nuk e shohim katandisjen e opozitës si një gur në dorën tonë. Ne do donim një opozitë me qëllime të qarta dhe atdhetare. Nuk na shërben as ne që për arsye të tyre të brendshme të dëmtojnë imazhin e vendit nga mëngjesi në darkë duke akuzuar kundërshtarin si tradhtar, apo këlysh e të tjera. Kjo nuk kërkon veç fantazi, por shumë ligësi. Për herë të parë shohim edhe pretenca të qarta kundër partnerëve tanë, kryesisht ndaj SHBA-ve. Kemi një non-grata në anë tjetër dhe hijet e së shkuarës nuk mund të marrin peng të ardhmen” – tha Spiropali.
Ajo komentoi edhe zgjedhjen e Bajram Begajt në krye të Shtetit. Sipas Elisa Spiropalit, Begaj do të vazhdojë t’i japë shumë Republikës. Ajo komentoi edhe rolin e Sali Berishës në proces.
“Në Kryesinë e PS ishte epilogu, por procesi ishte i gjatë. Begaj ishte një nga emrat e propozuar nga deputetët socialistë. Kishim një listë me emra politikë, dhe një listë tjetër me 26 emra të tjerë ku ishte zoti Begaj. Ne i dhamë të gjitha mundësitë opozitës që të vinte me emra konkretë kandidatësh, jo me letra correspondence. Pra ia dhamë mundësitë dhe në asnjë moment nuk e shfrytëzuan. Për të mos thënë se më shpejt dolën nga procesi sesa hynë. Por siç duket opozita u ndikua nga gogoli që i qëndronte përballë dhe që i akuzonte si tradhtarë grupin e zotit Alibeaj. Fjalë që ne i kemi dëgjuar prej 31 vitesh” – tha ministrja Elisa Spiropali.
Duke komentuar firmën e Ilir Metës për Begajn, Spiropali e vlerëson atë si aktin e duhur dhe logjik të ngjarjes.
“Meta e ka firmosur emrëimin e zotit Begaj dhe nuk kishte pse të mos e ç’dekretonte. Në modelin e zotit Begaj, zoti Meta do të shohë atë që duhet të kishte qenë, por fatkeqësisht nuk u bë kurrë” – tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post