Enkelejd Alibeaj ka njoftuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së ditën e nesërme. Mbledhja do të zhvillohet në orën 15:30 në selinë blu.
Sipas informacioneve raportohet se gjatë kësaj mbledhje, do të zhvillohen diskutime për fillimin e procesit të reformës territoriale.
Kujtojmë se të mërkurën do të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit për Reformën territoriale.
Duke u nisur nga kjo, demokratët do të konsultohen mbi dokumentin për çështjet që do të diskutohen në këtë komision.
Diskutime rreth kësaj post