Kryeministri Rama vijoi me ironinë ndaj atyre që akuzuan qeverinë dhe protestuan për shpalljen park kombëtar të lumit Vjosa. Mes tyre ishte edhe aktori i famshëm Leonardi di Caprio, për të cilin Rama tha se do të donte ta shante pak tani, por do ta kursente pasi ministrja Kumbaro e kishte mik të mirë.
Teksa prezantonte vendimin e qeverisë për ta shpallur Vjosën Park kombëtar, Rama deklaroi se aktori amerikan u bë i gjallë vetëm për të goditur qeverinë, ndërkohë që nuk reagon tani që qeveria merr një vendim në përputhje me kauzën e tij.
“Më kanë shënuar diçka këtu për Leonardo Di Caprion pasi u bë i gjallë për të goditur qeverinë, por nuk u bë i gjallë për të mbrojtur qeverinë. Tani qeveria po bën atë që atij i kishin thënë që nuk kishim ndërmend ta bënim, por që ndërkohë ne po e bëjmë. E ka shok të mirë Ministrja e Turizmit, prandaj nuk po i bie më shumë. Mbase këto goditje do t’i shkojnë në vesh, pasi mund ta kishim lajmëruar dhe nuk do t’i vente në vesh fare. Mbase duke e sharë pak do t’ia kapi veshi Nardit”,-tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post