Pas disa ditëve me mot jo të qëndrueshëm Këtë javë Evropa jugperëndimore pritet të përfshihet nga një valë mjaft e fuqishme e nxehtësisë verore.
Masa ajrore mjaft të nxehta me origjinë nga Afrika veriore pritet arrijnë në Spanjë, pjesë të Francës dhe Anglisë, ndërsa edhe disa pjesë tjera të Kontinentit do të kenë temperatura të larta. Temperaturat në Spanjë dhe Francë pritet të arrijnë deri në 40°C, në Angli deri në 32°C
Evropa lindore dhe rajoni ynë për momentin do të mbesin nën ndikimin e masave më të freskëta, edhe pse gjatë javës së re na pret mot shumë më stabil dhe i ngrohtë, por për momentin nuk pritet nxehtësi ekstreme.
Diskutime rreth kësaj post