Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend dhe jovetëm. Gjatë një interviste për gazetën “SOT” dhe të mbushur me shumë detaje, zoti Spahiu zbuloi se presidenti në ikje, Ilir Meta ndodhet mes dy zjarreve, duke shtuar se SHBA i ka kërkuar atij të distancohet nga Sali Berisha pasi në të kundër do e shpallin “non grata”. Më tej ai e cilësoi përmendjen e emrit të presidenti në vrasjen e vëllait të ish-deputetit të PS si skandal të madh, ndërkohë që zbuloi se trekëndëshi i Bermudës “Rama-Meta-Berisha” kanë pakt me njëri-tjetrin për të mos hyrë në burg. Po ashtu, juristi Spahiu theksoi se SHBA nuk e toleron Berishën pasi e shikon si pengesë reale të projekteve amerikane në Shqipëri dhe Ballkan, ndërsa shtoi se Gjykatat e Apelit do rrëzojë “Foltoren” dhe se sipas tij, në këto kushte PD rrezikon të ndahet në dy copa. Nga ana tjetër, Spahiu u shpreh se as Enver Hoxha nuk e urrente Amerikën kaq shumë sa Sali Berisha, teksa zbuloi arsyen se pse Albin Kurti hoqi dorë nga bashkimi me Shqipërinë.
-Zoti Spahiu, fundjavën që shkoi u zgjodh Presidenti i ri i Shqipërisë. Ai quhet Bajram Begaj dhe vjen nga radhët e ushtrisë, pasi më herët ka qenë She? i Përgjithshëm i Shtabit të Forcave të Armatosura. Si ju duket kjo zgjedhje?
Bajram Begaj rrjedh nga një familje shumë ?snike dhe patriotike. Unë gjykoj se do jetë një President me shumë integritet. Kritikat ndaj tij, kryesisht janë që ai nuk është politikan, dhe kjo i bën mirë postit që do mbaj. Koha që Presidenti Republikës ishte dhe kryetar partie si Meta apo Berisha, ka marr fund. U veprua mirë që ju larguam atij modeli të shëmtuar.
-Por para se të mbërrihej në raundin e trettë ku dhe u kurorëzua zgjedhja e pasuesit të Ilir Metës, mazhoranca dhe opozita zhvilluan negociata, të cilat nuk prodhuan asgjë, përveç debate dhe akuza të ndërsjellta mes palëve. Sipas jush, çfarë ndikoi që edhe këtë herë Shqipërisë nuk iu dha një president konsensual?
Logjika është shumë e thjeshtë: Opozita s’po gjen dot një kryetar konsensual për vetëm e saj, si mund të gjente një kryetar për shtetin… Për sa kohë s’ke konsensus me veten, s’mund të kesh me kundërshtarin. Ndërkohë ky proçes është produkt i ndryshimeve kushtetuese të Berishës, i cili mundësoi socialisteve zgjedhjen e presidentit me 51% të votave (pa konsensus)Spahiu: As Enver Hoxha nuk e urrente Amerikën kaq shumë sa Sali Berisha, ja pse Albin Kurti hoqi dorë nga bashkimi me Shqipërinë
-Nga ana tjetër le të përqendrohemi pak tek situata brenda PD, e cila prej muajsh ka hyrë në një krizë të thellë. Sali Beri-sha është zgjedhur pak ditë më parë kryetar i PD. Si ju duket ky vendim i demokratëve?
Ky s’është vendim i demokratëve por vendim i Berishës. Ai ka qenë kryetar i PD 32 vjet dhe nuk është shkëputur asnjëherë, madje as 8 vitet e fundit kur gjoja la Lulzimin ai ?gurant. Faktikisht kryetar ishte Berisha dhe bënin lojë për t’i hedhur hi syve të ndërkombëtarëve.-Por pavarësisht zgjedhjes së Berishës në krye të Partisë Demokratike, SHBA ka deklaruar se nuk do të kenë marrëdhënie me PD, për sa kohë ajo parti drejtohej nga një person “non grata”. Çfarë nënkupton kjo? Kjo tregon se SHBA e shikon si një rrezik dhe kërcënim serioz rikthimin e Berishës. Sali Berisha përbën nje pengesë reale të projekteve amerikane në Shqipëri dhe Ballkan. Fryma anti-amerikane që ka ndezur Sali Berisha në Shqipëri nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit. Berisha dhe mijra demokrat që i shkojnë pas kanë thyer një tabu, të pro-amerikanizmit të popullit shqiptar. Sot mund themi me bindje që në Shqipëri ka një pjesë të sho-qërisë që e urren Amerikën. E gjitha kjo, ka ndodhur prej ideologjisë Berishiane. As Enver Hoxha nuk e urrente kaq shumë Amerikën sa Sali Berisha.
-Mirëpo, nuk janë vetëm amerikanët, pasi edhe gjermanët dhe konkretisht simotra e Par-tisë Demokratike, ka para-lajmëruar se nuk do të ketë bashkëpunim me PD, për shkak se Sali Berisha është “non grata” dhe se demokratë duhet të zgjedhin të ardhmen e jo të shkuarën, referuar ish-kryeministrit. Keni një koment?
Qëndrimi Gjermanisë konsolidoi dhe provoi faktin që ky nuk është proçes i nje individi si G.Soros, por është shqetësim perëndimor. Aleatët amerikan ka piketuar të gjithë individët pro rus dhe anti-perëndimor për t’i eliminuar nga politika. Kreu i CDU, Friedrich Merz është lideri gjerman më pro amerikan në Gjermani dhe pritet të jetë kancelari i shtetit pas 3 vitesh. Gjermani po shkon drejt shpalljes “non-grata” të Sali Berishës.
-Gjithashtu PD duhet thënë që është e ndarë, teksa palët po përplasen në gjykatë për St-tutin. Gjyqtari Agron Zhukri i ka dhënë “Foltores”, Partinë Demokratike, ndërkohë që kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj e ka ankimuar vendimin. Si e shihni këtë ngjarje dhe pse ky nxitim i Berishës për t’u zgjedhur në krye të Partisë Demokratike pa folur ende Gjykata e Apelit?
Gjykata e Apelit pritet t’’a heq Sali Berishës logon dhe çel-at e PD. Edhe ndërrimi i trupit gjykues nje javë më parë u bë me qëllim që Gjykata Apelit te shfuqizoj Kuvendin e 11 dhjEtorit dhe rizgjedhjen e Berishës kryetar. Në zgjedhjet e ardhshme Berisha do garojë me logo të një partie re dhe Alibeaj me logon e Partisë Demokratike. Pra do kemi dy parti.
-Ndërkaq, Sali Berisha jo-vetëm që ka sulmuar gjykatën dhe gjykatësit, por ka para-lajmëruar edhe se nuk do ta njoh vendim e dalë prej saj që shkon në disfavor të tij. Si ju duket kjo lëvizje? Presion i tij sepse ka informacion. Berisha ka dijeni të plotë që po e humb partine. Pas një muaji Zyra e Përmbarimit dhe policia do e nxjerrin nga zyra Sali Berishën për të ekzekutuar vendimin e gjykatës Apelit.
-Sipas jush, sot Partia Demokratike me rikthimin e Sali Berishës është më e fortë apo më e dobët?
Natyrisht me e dobët. Kundër Amerikës nuk po e fiton dot luftën Putini që është njeriu i dytë më i fortë në botë dhe që disponon mijra bomba atomike, e jo më plaku Sali Berisha që nuk ngjit dot as shkallet e Pallati Kongreseve. Lufta kundër Amerikës është aventure e njerëzve të çmendur dhe disa injoranteve që i shkojnë pas. Ardhja e Pompeit përforcoi vendimin e SHBA që edhe nëse largohet Biden nga president, i njëjti qëndrim do jetë edhe nga republikanët.
-Keni një recetë se si PD të dalë nga kriza që e ka mbërthyer prej disa muajsh?
-Në anë tjetër edhe kryeministri Edi Rama duket se i ka krisur raportet me amerikanët, pasi disa herë ka sulmuar dhe thumbuar publikisht ambasa-doren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Rama e ka krahasuar ambasadoren Kim me Sekretaren e Partisë së Punës, ndërkohë që i ka kujtuar se nuk pranon këshilla prej saj në anglisht. Si ju duket kjo qasje e kryeministrit Rama?
Arroganca e Ramës ndaj BE dhe SHBA ka kaluar ku?jtë e etikës dhe po dëmton integrimin e Shqipërisë. Kjo situatë është pak komike. Edi Rama fryhet si gjel duke harruar se çfarë përfaqëson. Në sytë e ndërkombëtarëve ai ngjan si nje dru i gjate qe del nga nje kuti e vogël shkrepëseje, sepse aq e vogël dhe papër?llshme është Shqipëria në sytë e botës.
-Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ka nisur një fushatë sulmesh ndaj SPAK, të cilës i kërkon që të mos arrestojë vetëm nga radhët e Partisë Socialiste, por edhe nga kundërshtarët e tij. Keni një koment?
Sulmi i Ramës kundër SPAK nuk është real, por për efekt mediatik për të arritur disa qëllime:
• Bën gjoja që të tregoj se nuk ka ndikim;
• Bën gjoja që nese arrestohet ndonjë deputet t’ju thotë që ai s’ka in?uencë;
• Bën kot që t’i tregoj ame-rikanëve që nuk është ai që po pengon arrestimin e Berishës;
• Bën kot që BE të mendoj se drejtësia është e pavarur.-Socialistët kërkojnë që Prokuroria e Posaçme të nis hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke qenë se ai është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Ame-rikës dhe akuzohet për korrupsion e minim të demokracisë. Si ju duket kjo thirrje dhe sa mundësi ka të bëhet realitet?
Kjo thirrje është e kundërta e asaj çfarë duan. Socialistet kane pakt me Berishën dhe Metën që mos e arrestojnë njëri-tjetrin. Çdo përpjekje ndërkombëtare do dështoj sepse Rama-Berisha-Meta nuk e tradhtojnë njeri-tjetrin për këtë çështje. Asnjeri prej tyre nuk do arrestohet
-Po Edi Rama rrezikon të jetë subjekt i SPAK…
Joooo s’ka shans. As sot dhe as mot
-Gjithashtu, socialistët aku-zojnë ish-kryeministrin Sali Berisha se ka bashkëpunuar me Millosheviçin, sikundër është thyerja e embargos së naftës në vitet ’95. Sa qëndrojnë këto pretendime?
Histori e vjetër që s’ka vlerë nga inkoherenca. Populli thotë: “Drejtësi e vonuar, drejtësi e harruar”!-
Ndërkohë në korridoret e politikës dhe diplomacisë lokale e asaj ndërkombëtare ka zëra se pas ikjes nga Presidenti, Ilir Metën e pret i njëjti fati si Sali Berishës, pasi amerikanët mund ta shpallin “non grata” Keni një koment?
Po unë gjykoj që pasi Ilir Meta të lëre mandatin e Presidenti do bëhet objekt diskutimi për këtë çështje vetëm në një rast, nëse ai bën koalicion me Sali Berishën. Ndërkohë unë mendoj që Lëvizja Socialiste për Integrim po shqyrton seriozisht largimin nga Berisha me qellim që mos shpallet non-grata edhe Meta. SHBA dha Ilir Metës një shans të fundit. Mbetet për t’u parë se kë do të zgjedh Meta mes SHBA apo Berishës.
– Në Shqipëri zien debati për shkak se një ndër gazetat më të mëdha austriake ka publikuar një skandal që ka të bëj me presidentin në ikje Ilir Meta. Media në fjalë akuzon Metën se ka paguar 700 mijë euro për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump në vitin 2017. Madje gazeta austriake shkruan se bashku me bashkëshorten Monika Kryemadhi se i kanë bërë paratë e shqiptarëve rrush e kumbulla, sikundër janë investimet në prona apo edhe operacione plastik dhe botoks. A ka të vërteta në këtë shkrim?
Hahahah me vjen për te qe-shur sa herë ?itet për Monikën. Jam pa fjalë, prandaj më mire dëgjoni përgjigjen e saj e cila ka deklaruar se: “Kaq të bukur më ka lindur nëna”
-Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka akuzuar pre-sidentin Ilir Meta se ka paguar vrasës me pagesë, të cilët ekzekutuan në vitin 2017, vëllain e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Keni një koment…
Kjo është një skandal i përmasave te mëdha politike. Nese dikush e sheh me dyshim vërtetësinë e kësaj akuze do i shtroja nje pyetje: Pse vetëm Ilir Mera akuzohet për vrasje, korrupsion, abuzim, krime? Pse nuk akuzohem presidentet e tjerë Nishani, Mejdani, Moisiu….?Si ka mundësi që në çdo skandal të përmasave të mëdha dyshohet dhe akuzohet vetëm Ilir Meta? Askush nuk na jep dot një përgjigje të saktë pasi emri Ilir Metës del kudo.
-Keni një koment për “Ballkanin e Hapur” dhe faktin se këtë nismë e mbështeti hapur edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov?
“Ballkani i Hapur” është një bashkim ballkanik për t’i bërë presion Europës për ta pranuar si grupim shtetesh brenda në BE. Jam i bindur që Ballkani i Hapur do dështoj dhe s’do ketë sukses. Ashtu siç jam i bindur që nuk është projekt rus. Nuk ka asnje shans që amerikanët të mbështesnin nje projekt Ballkanik që inicion Rusia. Nese doni re zbuloni se kush është iniciator i Ballkanit Hapur, ju mjafton te lexoni qëndrimet zyrtare amerikane. Mos harroni Amerika ecën gjithmonë me plan paralel dhe jo gjithmonë me axhendën e BE.
-A keni nje koment për ftohjen e marrëdhënieve Vjosa Osmani dhe Albin Kurti me Edi Ramën?
Po kam dhe jam shumë i sh-qetësuar. Kurrë me parë Kosova dhe Shqipëria s’kanë qenë kaq larg njëra-tjetrës. Vetëvendosja nuk e mbajti premtimin e madh për afrim dhe bashkim me Shqipërinë. Përkundrazi Vetëvendosja u largua nga Shqipëria dhe erdhi garoi ne 25 Prill për ta rrezuar qeverinë e Tiranes. Urrejtja e Albin Kurtit dhe Vjosës kundër Ramës ka kaluar ku?jtë e inateve personale. Mjafton re lexoni komentet ne rrjetet sociale dhe do kuptoni që tashme nje pjese e lidhtarëve të VV nuk e duan bashkimin me Shqipërinë, madje ?asin shumë keq për shqiptaret e Shqipërisë. Ballkani Hapur është sebepi, ne thelb kon?ikti tyre është perso-nal dhe kjo po tregon se Kurti, Rama dhe Vjosa janë shume egoist te vegjël ne raport me interesat kombëtare. Albin Kurti deklaron se nuk ulet me kriminelin Vuçiç në Tirane kur e fton Edi Rama, por drekon me Vuçiçin në Bruksel. Nga ana tjetër Rama gjen më shpejt buzëqeshjen me Vuçiçin sesa me një grua si Vjosa Osmani. E ndërkohë kjo e fundit harron qe është presidente dhe sillet si nje vajze adoleshente që pret fotogra?të me kryeministrin e Shqipërisë. O Zot sa larg e shoh bashkimin. Sa shume urrejtje dhe mllef kane ndaj nje-ri-tjetrit. Urrejtja dhe vogëlsia e tyre do na mbaj gjithmonë te ndarë dhe mini shtete. Ky është një turp anti-shqiptar” – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post