Në festën që po organizohet në oborrin e selisë rozë për 31 vjetorin e themelimit të PS u ftuan edhe politikanë të LSI-së dhe nga parti të tjera opozitare.
Mes të ftuarve ishte edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e cila ka zgjedhur të mos jetë e pranishme.
Të pranishëm nga LSI, kanë qenë deputetja Erisa Xhixho dhe Sekretari i Përgjithshëm, Endri Braimllari.
Ndërsa nga partitë e tjera opozitare, ka qenë i pranishëm edhe kryetari i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i cili sëfundmi ka njoftuar edhe kandidimin veçmas në zgjedhjet e ardhme lokale dhe jo në koalicion me PD-në.
Diskutime rreth kësaj post