Vllaznia ka nisur menjëherë punën për të ndërtuar një skuadër, me objektivin për t’u shpallur kampion, ku pas transferimit të Lorik Boshnjakut dhe rinovimit me Fjoart Jonuzi, klubi nga Shkodra ka zyrtarizuar dhe Vioresin Sinanin si një pjesë e shtuar e stafit teknik.
Këtë lajm e bëri me dije vetë Vllaznia me anë të një komunikate në rrjetet e saj sociale, ku konfirmon legjendën e klubit, por edhe të kampionatit se do t’i bashkohet stafit të drejtuar nga tekniku Mirel Josa.
NJOFTIMI:
“Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë t’iu informojë se ka zyrtarizuar si pjesë të stafit teknik, afrimin e legjendës së sulmit shqiptar dhe shkodran në veçanti, Vioresin Sinanin. Së bashku me teknikun kuqeblu Mirel Josa dhe stafin e përbërë nga Auron Miloti, Ideal Lekiqi e Mihail Tzokov, golashënuesi më i mirë i historisë së kampionateve shqiptare, Vioresin Sinani do të jetë një vlerë e shtuar për të kontribuar në arritjen e objektivave të Klubit gjatë sezonit 2022-2023. Suksese në detyrën e re Vioresin Sinani!”, thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post