Mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj, ka folur në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Estonisë, ku është rikthyer të flaës për ndeshjen ndaj Izraelit dhe ka përmendur se gabimet në fushë i kushtuan humbjen skuadrës.
Gabimet?
“Trajneri ka te drejtë sepse duke rishikuar ndeshjen kemi bere gabime taktike dhe këto nuk duhen te përsëriten sepse jemi lojtar qe luajmë ne liga kryesore duhet te tregohemi me te kujdesshëm. E kishim përgatitur ndeshjen dhe e dinim që do të kishte kundërsulme, por prap nuk i evituam dot gabimet. Me Izraelin ishte një ndeshje që e kishim në dorë gabimet na kushtuan humbjen. Shpresoj që ato mos të përsëriten më”.
Sezoni i lodhshëm?
“Është e vështirë, por unë jam profesionist dhe gjendem gjithmonë gati në urdhrat e trajnerit, ashtu si edhe të tjerët. Ka dhe prurje të reja që trajneri do ti provoje dhe eshtë diçka e mirë sepse kemi nevojë për këta çuna të rinj”.
Po Lazio?
“Kam edhe 4 vite kontratë te Lazio, do vazhdoj aty dhe shpresoj te jem me mire se vitin e kaluar”.
Diskutime rreth kësaj post