Kryeministri Edi Rama, së bashku me Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach dhe Fidel Yllin, presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, kanë inauguruar ambientet e reja të KOKSH në Tiranë.
Në fjalën e tij, Rama tha se duhen krijuar skuadra të sportit në çdo shkollë dhe nisjen e kampionateve dhe kështu në këtë mënyrë të rinjtë të largohen nga teknologjia dhe të afrohen më shumë me sportin.
“Është privilegj për ne që sot kemi të pranishëm presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Është një vizitë e një rëndësie të jashtëzakonshme. Na vjen mirë që sot ndamë me presidentin disa rezultate të para të procesit të rithemelimit të lëvizjes olimpike në shkolla. Do vazhdojmë të hedhim hapa të tjerë që në të gjitha shkollat e vendit të kemi skuadra dhe të kemi kampionate sportive në shkolla.
Edhe të kemi nga kjo lëvizje sportistë që të ngjiten në shkallë të tjera dhe të shkojnë deri në olimpiadë. E rëndësishme është ta kemi këtë lëvizje sportive për t’i dhënë fëmijëve mundësinë të shkëputen nga bota e kompjuterëve. Jetë pa sportin dhe një fëmijëri pa sportin është fëmijëri e cenuar”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post