Gazetari shqiptar që jeton në Amerikë, Robert Papa foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon. Papa thekson se Rama po sjell përmes “Ballkanit të Hapur” Rusinë e vogël, pra Serbinë, në ujërat e detit Adriatik. Sipas gazetarit Albin Kurti dhe Sali Berisha po mbrojnë të drejtat e shqiptarëve nga ndikimi i madh serb.
“Nuk e di nëse (Samiti i Selanikut) ka qenë si kundrapunto ndaj Ballkanit të Hapur. Ballkani i Hapur është në mënyrë të thekshme në kundërshtim me trojet shqiptare. Escobar tha jemi për një Ballkan të Hapur ekonomik dhe jo politik. Ideja është hedhur nga Soros, Nuland. Është menduar kur ka nisur si ide, për një Parlament të Ballkanin Perëndimor me qendër në Beograd. Duket që është politike, ndaj vendet perëndimore duke futur Greqinë në mes duan të krijojnë një përplasje. Janë dy vende armiqësore me ne Greqia dhe Serbia. Ballkani është tokë e ndikimit amerikan. Kanë dashur ta mbajnë Rusinë larg nga ujërat e Adriatikut. Ç’po bën Rama?! Rusinë e vogël, Serbinë, po e sjell atje (në Adriatik). Mirënjohje për Kurtin dhe Berishën që po mbrojnë të drejtat e shqiptarëve nga ndikimi i madh serb”.
Referuar deklaratave të kancelarit Scholz, Papa tha se fakti që Gjermania po kërkon të luajë një rol është diçka e re, por vuri në dukje se në Ballkan vendosin amerikanët.
“Nuk besoj se ndikimi grek është si më parë, s’na sulmojnë si dikur. Rama e ka një afinitet me grekët, kur përmbysej regjimi ka qenë në Greqi. Ne shqiptarët themi ‘ruhuni nga greku edhe kur të bën një dhuratë’. Nëse do dimë të qëndrojmë me dinjitet me Greqinë, fillon me Çamërinë. Ka disa orvatje, por jemi të gjunjëzuar ndaj Greqisë. Fakti që Gjermania do të luajë një rol, është diçka e re. Por në Ballkan vendosin amerikanët. Nëse amerikanët ia kanë kërkuar Gjermanisë për të sfumuar Vuçiçin është lajm i mirë për ne. Aleancat jetësore tonat janë Turqia në Ballkan, Gjermania në Evropë dhe SHBA. Nuk mund të jesh amerikan në orientim, nëse pranon të jesh vasal i Vuçiç. Ekonomikisht na mbysin. E vuan fermeri shqiptar. Ti po faktorizon Serbinë dhe po bën krim ndaj Kosovës. Amerikanët e shikojnë këtë. Berisha dhe Kurti janë më të qartë dhe pro shqiptarë në këtë rast”.
Lidhur me takimin e Sofjes dhe perspektivën evropiane, Papa shprehet:
“S’e ka forcën Gjermania, janë amerikanët ata që vendosin. Amerika ne na do në BE, ajo që kam frikë, nëse vazhdon për 10 vjet, kam frikë a do ketë BE, si BE që ne njohim sot. Gjysma e shqiptarëve janë evropianë me pasaportë, qeveritarët kanë ngelur pas”., tha ai.
Diskutime rreth kësaj post