Deri në verën e kaluar, ai kishte luajtur vetëm dy ndeshje në Kupën e Italisë me skuadrën në fjalë, ndërsa edhe te përfaqësuesja Shpresa, e kishin grumbulluar duke e mbajtur në stol.
Por gjithçka ka ndryshuar me shumë shpejtësi për të, pasi ai arriti të fitonte vendin në radhët e skuadrës së Empolit dhe tashmë është në radarët e Interit që është gati të blejë futbollistin.
Negociatat mes klubeve për transferimin e 20-vjeçarit vazhdojnë, por mësohet se ai ka gjetur edhe akordin e tij me zikaltrit për kontratën e re.
Mediat italiane raportojnë që Asllani do të përfitojë 1,2 milionë euro në sezon, për një kontratë pesëvjeçare, me Interin që e sheh atë zëvendësuesin ideal të Brozoviç dhe emrin që do ta zëvendësojë herët apo vonë në formacionin titullar.
Diskutime rreth kësaj post