Kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë foto nga darka e punës me pjesëmarrësit në samitin e SEECP që u mbajt në Selanik, “në darkën e punës me pjesmarrësit në Samitin e SEECP (procesi i bashkëpunimit të Europës Juglindore)”, ka shkruar Rama.
Në foto Kryeministri shfaqet teksa shtrëngon duart me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ndërkohë që shkëmben batuta me krerët e vendeve te tjera pjesëmarrëse në samit.
Më herët në një intervistë për RTSH, Rama foli për deklaratën e Scholz, sa i takon procesit të Berlinit, ku theksoi se Ballkani i Hapur nuk ka për qëllim të zëvendësojë këtë nismë.
Diskutime rreth kësaj post