“Greqia nuk do të ushqejë përshkallëzimin e tensioneve me Turqinë”, kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias.
Në një komunikim për mediat, ai është shprehur se mësimi më i madh duhet të vijë nga pushtimi i Ukrainës dhe se rishikimet nuk po çojnë askund.
“Mendoj se pala greke është treguar e qartë. Ne nuk kontribuojmë me deklarata fyese, me pretendime të paligjshme. Ne gjithmonë presim zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare me një prioritet të qartë, mbrojtjen e integritetit territorial të të gjitha shteteve”, ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post