Gazetari Mentor Kikia ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale pas kërkesës së deputetit demokrat Agron Gjekmarkaj që qeveria ta shpallë Vatikanin partner strategjik.
Postimi i plotë:
“Kur ti mendon se në atë parlament janë thënë të tëra, del dikush të të kujtojë se ka akoma…
Tek e fundit, pse jo xhanëm?
Vatikanin ta shpallim jo vetëm Partner Strategjik, edhe Investitor Strategjik.
Ekonomi po!
Investime po!
Vend me burime të mëdha natyrore!
Ushtrinë të fortë e të madhe, po e po!
Por unë them ta pyesin njëherë Papën, a kanë ndonjë avion që fik zjarret, se duhet të shikojmë pak edhe interesin tonë në kësi rastesh!”-shkruan Kikia.
Diskutime rreth kësaj post