Ish kryeministri Sali Berisha ka debatuar ashpër me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa po mbante fjalën e tij në oltoren e Kuvendit.
Berisha deklaroi se duhet të kishte dhënë dorëheqjen 5 herë duke shtuar se duhet të ishte bashkë me Dumanët në burg pasi sipas tij ka bërë tendera sekretë në kohën e pandemisë.
“Ti që përfaqëson Korçën shko pak në Dvoran sa mollë janë hedhur sepse vijnë mollët serbe këtu. Shkoni pak në Myzeqe dhe pyesni sa fermerë kanë therur lopët e racës. Pyesni pronarët e serave që po falimentojnë
Por për ju ata nuk ekzistojnë. Prandaj jam këtu për t’u bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihemi. Nuk mund të kemi ne mungesë ndjeshmërie ndaj këtyre akteve ndaj burrave, grave dhe të gjithë shqiptarëve. Më thoni ju mua a mund të ndodhë
Tani keni nxjerrë një ligj tjetër do e sillni në parlament. Edhe qesh kjo mbrapa. Nuk qeshet zonjë. Ti duhet të kishe dhënë dorëheqjen pesë herë dhe të kishe shkuar te Dumanët atje ku e ke vendin sepse ke bërë tendera sekrete në kohën e pandemisë. Nuk mund të qesh unë kur shoh ministret me diamante dhe svarovski me djersën e qytetarëve. Kapardisen me luksin sikur je në sallat e hollyvoodit”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post