Është zhvilluar sot në Kuvend një interpelancë e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa në lidhje me marrëveshjen për menaxhimin e Butrintit, që do të bëhet përmes Ministrisë së Kulturës.
Zhupa u shpreh se edhe pse nuk pranohet nga qeveria, kjo marrëveshje në fakt është një koncension i pastër për menaxhimin e Butrintit, i cili sipas saj do të ndahet në dy pjesë, dhe me të ardhurat që do të mblidhen nga turistët, do të mbushen xhepat e privatit.
“Si ka mundësi që shteti jonë heq dorë nga mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe këto ia dorëzon një privati, si ka mundësi që ministria e kulturës del dhe thotë se administrimi ka dështuar për shkak të politizimit dhe paaftësisë së administratës, këto janë argumentet e Ministrisë së Kulturës dhe qeverisë. pse nuk ndryshojnë procedurat në lidhje me administrimit duke vendosur profesionist të administratës, me arkeolog, ekspertë.
Nëse kriteret janë këto, atëherë institucioni i parë është vetë ministria e Kulturës sepse i plotëson 2 standardet, le të votojmë që të japim me koncesion Ministrisë le ta administrojë Fondi Shqiptaro amerikan apo ndonjë fond tjetër.
Fondacioni ka 4 individ privat dhe vetëm ministren e Kulturës dhe pse aty del me emër si Elva Margariti. Cili duhet të jetë raporti që duhet të ketë administrimit si vlerë kulturore dhe si mjet biznesi”, tha Zhupa.
Sipas Margaritit në Butrint nuk ka asnjë koncension, dhe ky debat i përsëritur bëhet për qëllime personale nga Zhupa, për ti dhënë vetes kredo politike.
Në fund të interpelancës, ministrja tha se me Zhupën do të ‘takohen’ kur të dyja të shëtisin fëmijët e tyre në Butrint, ndërkohë që Zhupa tha se çështjen do ta ndjekë në Kushtetuese, dhe do të jetë një betejë e fituar nga ana e opozitës.
Diskutime rreth kësaj post