Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka deklaruar se brenda vitit 2027, tarifat e roaming me Bashkimin Europian do të reduktohen.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Bregu tha se sot nisën diskutimet me BE, ndërsa shton se kjo nismë do të jetë një lehtësim jo vetëm për qytetarët e Ballkanit, por edhe ata të Europës.
Sipas Bregut, marzhet mesatare të fitimit nga shitja e shërbimeve roaming arrijnë deri në 700%.
“Qëllimi i radhës të cilin po përpiqemi ta bëjmë realitet të gjithë sëbashku, është reduktimi i tarifave roaming me Bashkimin Europian brenda 2027. Në mënyrë që ti sjellë përfitime të konsiderueshme jo vetëm qytetarëve të Ballkanit Perëndimor kur udhëtojnë në Bashkimin Europian, por edhe qytetarëve europianë që udhëtojnë, lidhin partneritete dhe bëjnë biznes në Ballkanin Perëndimor. Marzhet mesatare të fitimit nga shitja e shërbimeve roaming arrijnë deri në 700%. Kam besim, dhe uroj gjithashtu, që këto do të mbeten në të shkuarën”, tha Bregu.
Diskutime rreth kësaj post