Christiane Hohmann, do të jetë kryetarja e re e delegacionit të BE-së në Tiranë.
Diplomatja gjermane është emëruar në këtë detyrë nga përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrel.
Hohmann aktualisht është ambasadore e Gjermanisë në Estoni, ndërsa më parë ka qenë edhe ambasadore e Gjermanisë në Bonje dhe Hercegovinë.
Diplomatja zëvendëson në Shqipëri italianin Luigi Soreca, i cili mbante këtë post që prej shtatorit të vitit 2018. Soreca ka marrë një detyrë të re në Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm.
Diskutime rreth kësaj post