Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat të mbajtur në kuadër të samitit të “Open Balkan” është pyetur nga gazetarët edhe për deklaratat e Lavrov i cili e konsideroi këtë nismë ruse.
“Bëhet fjalë për peshkaqenin në nivelin më të lartë në oqeanin e diplomacisë botërorë, i njohur për sarkazma. Shumë peshq kanë rënë në truket e tij. Nëse e do ishte mbështetës i Ballkanit të Hapur do ishte këtu. BE dhe SHBA janë këtu sot. Ai është mbështetës dhe Shtetet e Bashkuara dhe BE që nuk e duan Ballkanin e Hapur janë këtu. Këtë e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të Mbyllur. Ballkani i Hapur është për njerëzit”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post