Rritja e përgjithshme çmimeve ka vijuar edhe në muajin maj, teksa inflacioni shënoi rritje vjetore me 6.7 për qind raportoi INSTAT.
Ndikimin më të lartë në inflacion me mbi 4% te totalit e dhanë ushqimet, ku shihet se shumica e produkteve të shportës u rrit me ritme dyshifrorë. Një vit më parë ndryshimi vjetor i inflacionit në maj ishte 1,8%.
Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin maj 2022, krahasuar me Prill 2022 është -0,5%.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,01 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,21 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,53 pikë përqindje.
Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,24 pikë përqindje secili.
Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,23 pikë përqindje.
Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,05% secili.
Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,04 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,01 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Maj 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 21,7%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 11,4 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,0%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,7%, “Veshje dhe këpucë” me 1,3%, “Argëtim dhe kulturë” me 1,2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,9%, “Komunikimi” me 0,8%, “Shërbimi arsimor” me 0,6% dhe “Shëndeti” me 0,2%.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyra” u rritën me 29,1%, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithëra” me 18,6%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18,4%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 15,0%, “zarzavate përfshirë patatet” me 13,0%, “mish” me 7,8%, “peshk” 7,2%, etj.
Krahasuar me muajin Prill 2022, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 3,1%, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,6%. Ndërsa, grupet “Pije alkoolike dhe duhan”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Transporti”, “Hotele, kafene dhe restorante” u rritën me 0,5% secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4% dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,1%.
Diskutime rreth kësaj post