Halit Valteri ish deputeti demokrat mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin ‘Shqip’ për të folur për padinë e SPAK ndaj ish presidentit Ilir Meta.
Valteri tha se do të pasonin padi të tjera pas asaj të presidentit Meta në SPAK dhe shpresonte që ato të trajtoheshin me seriozitet dhe të mos u frikësoheshin emrave të mëdhenj që mund të kishte aty.
“Unë kam informacione të bollshme dhe në javët në vijim do të keni denoncime të tjera dhe shpresoj që këto të mos bien në vesh të shurdhër dhe shpresoj që ata që do t’i marrin këto letra në dorë të mos intimidohen nga emrat e mëdhenj që do lexojnë aty. Kam marrë edhe mesazhe kërcënuese edhe nga ato që me thonë je i paguar nga Rama por une thjesht po bëj detyrën time. Këto mesazhe vijnë kryesisht nga ata që mezi presin që LSI të vijë në pushtet dhe të kapin ndonjë post. Unë po bëj detyrën time pa u trembur. Jo se jam trim i madh pro se është detyra ime si qytetar dhe si një njeri që kontribuon në politikë”, u shpreh Valteri.
Diskutime rreth kësaj post