Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luaçiano Boçi ka folur ditën e sotme për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.
Boçi tha se të gjitha procedurat për zgjedhjen e Begajt kishin qenë anti-kushtetuese. Ndërsa pasi u pyet lidhur me mundësinë e një ankimimi të këtij vendimi në gjykatën Kushtetuese, nënkryetari i PD, u shpreh se një veprim i tillë ishte i kotë pasi nuk besonte se kryeministri Edi Rama do të kishte ndonjë reflektim dhe do të përdorte çështjen për të hequr vëmendjen nga problemet e qytetarëve.
Diskutimi:
Pyetje: Ka parashikuar PD të ndërmarrë hapa ligjore qoftë për procedurat e zgjedhjes së zotit Bajram Bgeaj si president?
Boçi: Ankimimi i procedurave anti-kushtetuese nuk besoj se sjellin gjë, nuk prodhojnë ndonjë gjë të re në ambientin politik shqiptar. Pushtetet në Shqipëri janë të kapura, e thashë edhe pak më parë, Rama ka kapur edhe institucionin e fundit. Të thuash që ne kemi besim se po e ankimuam në gjykatë Kushtetuese, Rama do reflektojë për këtë mënyrë për zgjedhjen e presidentit, nuk kemi asnjë lloj shprese të tillë. Nuk mund t’i hapim Ramës një tjetër kanal zhurme për të hequr vëmendjen nga problemet aktuale të qytetarëve shqiptarë. Kandidatura e Begajt bie automatikisht sepse ai u paraqit si ushtarak në zyrën e Ramës. Më parë duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe më pas të pranonte kandidimin.
Diskutime rreth kësaj post