Shkrimtarja Flutura Açka vjen në një intervistë për librin e saj të ri me tregime “Tulipanë të vonuar”. Si deputete e Partisë Demokratike ajo flet për situatën disamujore në selinë blu dhe raportin me Bashën e Berishën.
Në një bisedë me gazetaren Fatmira Nikolli, Açka thotë se situatën në PD e sheh si një rikthim para 30 vitesh, në zero. Ajo shprehet se do e duartrokiste Berishën nëse sillte elita të reja.
“Udhëtimi im në politike, ka qenë i bukur dhe kureshtje. Politika të ndryshon vetëm nëse do individi. Ëndërrova të ndryshoja sistemin, është i brejtur”, tha ajo.
Për përcaktimin ‘non grata’ të ish-kryeministrit, ajo tha se priste që ai të kishte sportivitet.
“U rikthyem ku ishim para 30 vitesh, u kthyem në zero. Do e duartrokisja Berishën nëse sillte elita të reja. Qasja e Berishës për delfinin e tij? Luftë gjelash. Dua të rri jashtë rrethit që sheh partinë si pronë. Platforma ime për dy drejtuesit, duhej një kurban. Ne dolëm më pak nga “inati” i të dyve. Në bazë njerëzit ndërrojnë rrugën, jemi gabim”, tha ajo.
Sa i përket rezultateve të “6 marsit”, Açka shprehet: “Me një gotë ‘vere’ nuk kupton gjithë butin”.
“Liderët janë fajtorë për degradimin e PD-së. Platforma ime u anatemua, baza është e ndarë.
Kemi detyrim moral, s’mund të presim gjykatën. Nuk mund të uzurposh pa pritur vendimin e gjykatës. Basha është fajtor, por jo për 6 marsin. Demokratëve iu kërkua të votojnë LSI”, tha Açka.
Sa i përket raportit me ish-kreun e PD-së Lulzim Basha, ajo tha se nuk ka qenë mentori i saj, duke shprehur ftesën e tij.
“Basha nuk ishte mentori im politik, më ftoi. Me Bashën kam pirë vetëm një kafe, është europian. Në parti edhe Basha u asfiksua, është produkt i Berishës. Në 9 vite Lulzim Basha ishte i kontrolluar, i ndrydhur”, tha shkrimtarja.
Açka deklaroi se nuk është ftuar në foltoren e Berishës. “Nuk më kanë ftuar në foltore, kam folur publikisht. Jam ndjerë e linçuar nga njerëz pranë foltores. Komunikimet me të dy i kam të ftohta”, tha ajo.
Açka deklaroi se PD nuk fiton as me Berishën. “Nuk do e votojnë. Nuk e gjykoj Berishën për moshën, i iku ora politike. Zgjedhjet ishin riciklim, çuan në humbje më 2013. Disa të njohur si hajdutë me damkë, bëjnë moral”, deklaroi deputetja e PD duke shtuar se nuk është penduar që ka hyrë në politikë, por se ka trishtim.
Diskutime rreth kësaj post