Që në momentet e para të formimit Open Ballkan ndezi diskutime. Ajo cfarë është thënë vazhdimisht dhe është parë me dyshim se në fakt “Ballkani i Hapur” është një nismë që i shërben më shumë Serbisë, është thënë hapur tashmë nga shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov. Ai thotë ndër të tjera se Ballkani i Hapur ishte një iniciativë serbe dhe se Rusia e mbështeste këtë pavarësisht kundërshtimeve të Brukselit.
“BE do që të aplikojë një projekt të quajtur Ballkani i Mbyllur”, tha Lavrov duke e cilësuar këtë një veprim kundër interesave ruse. “Ne vlerësojmë nisjat kurajoze të ndërmarra nga Serbia dhe Presidentit Vuçiç, i cili ka theksuar se nuk do të angazohet në veprime kundër Rusisë, edhe pse BE do që vendet kandidate të rreshtohen në veprime rusofobike”, tha ai ndërkohë që shtoi:
“Siç duket qartë, ata që lëvizin fijet në Bruksel nuk e duan këtë. Ata nuk duan që ne të mbështesin Beogradin, përfshi Ballkanin e Hapur. Duket qartë që ata që janë Bruksel, por edhe NATO duan të aplikojnë në Ballkan projektin e Ballkanit të Mbyllur”.
Kjo është një ndër deklaratat më të forta të bëra nga një shef diplomacie i huaj në lidhje me Ballkanin e Hapur ku Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë angazhuar seriozisht në implementimin e kësaj nisje. Të vetmit shtete që rezistojnë janë Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja. Vec Vucic një nga mbështetësit më të mëdhenj të kësaj nisme është kryeministri shqiptar Edi Rama. Në emër të Ballkanit të Hapur ai në jo pak raste i është kundërvënë Albin Kurtit pse kryeministri i Kosovës refuzon ta pranojë nismën.
Diskutime rreth kësaj post