Kombëtarja “kuqezi” nis sot misionin e Nations League me përballjen në transfertë ndaj Islandës, që do të luhet në Reykjavik në orën 20:45.
Ndërsa minutat kalojnë, atmosfera në Reykjavik të Islandës bëhet edhe më elektrizuese.
Gazetari Endi Tufa përcjell për Top Channel atmosferën që vjen nga Islanda, ku në 20:45 kombëtarja Kuqezi do të zbresë në fushë për të nisur rrugëtimin në Ligën B të Nations League.
Ndërsa raportonte për edicionin informative, tifozët kuqezi që për asnjë cast nuk kanë ndaluar, këngët e brohoritjet në mbështetje të kombëtares, kanë mbluar gazetarin Tufa me flamurin kombëtar.
Sakaq, një nga ata që më së shumti bie në sy në radhët e TKZ është tifozi që mban përkrenaren e heroit kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeut.
Diskutime rreth kësaj post