Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Ardi Daullxhiu ka ndërruar jetë paraditen e sotme në spitalin e Durrësit. Ardi njihej nga të gjithë për mënyrën e tij të veçantë të kërkimit të ndihmës.
Burimet bejne me dije se ai ndërroi jetë pas një arresti kardiak. Mësohet se fillimisht ai kishte ndjerë dhimbje në gjoks teksa ishte duke shitur fara në tregun e Durrësit dhe menjëherë ka marrë biçikletën për të shkuar në spital, por është rrëzuar pa ndjenja në tokë në momentin që ka hyrë brenda rrethimit të spitalit.
Ardi Daullxhiu u bë i njohur pas ekspozimit në rrjetet sociale dhe kërkesave për ndihmë ekonomike në mënyrë që të dilte nga mjerimi i thellë ku ndodhej.
Diskutime rreth kësaj post