Në shoqërinë tonë duket se gjërat janë të ndara dhe se një vajzë nuk mund të bëhet mekanike apo edhe ndonjë profesioni tjetër që ka dominancë të meshkujve. Pavarësisht se është përballur me paragjykime të shumta, Dorentina Qerimi ka arritur që ta kthejë ëndrrën e saj në realitet. Sot ajo punon si një mekanike 26 vjeçarja nga Kosova rrëfeu se pasioni nisi pasi angazhohej në servisin e babait të saj.
Por kur nisi shkollën profesionale për të marrë këtë profesion, ajo tregoi se u përball me paragjykime. 26 vjeçarja rrëfeu se shkollën nuk arriti ta përfundonte dot, ndërsa shtoi se nëse nuk do të kishte qenë për mbështetjen që i kanë dhënë familjarët do të ishte mposhtur nga paragjykimet.
“Më herët e kam marrë zanatin prej babait, duke e ndihmuar. Pas një kohe, mu desh që të shkoja në shkollë të mesme, në shkollën teknike në Ferizaj ku fillova për automekanike por nuk mu lejua që të vazhdoj më shumë për shkak se jam femër, prej paragjykimeve dhe fjalëve jo të mira.
Nuk besoja se do të ma bënin këtë gjë. E kisha një ëndërr dhe doja ta vazhdoja. Dhe pse punoj, kam paragjykime por jo aq shumë sa kisha më herët. Nuk e vazhdova shkollën, por praktikën dhe punën e kam bërë me babin. Ndoshta po ta kisha përfunduar atë shkollë, do të isha më lart.”, tha ajo.
Dorentina tregoi gjithashtu se në fillim njerëzit nuk kishin besim te ajo, por siç theksoi 26 vjeçarja, tani rrinë në radhë në mënyrë që ajo t’ju rregullojë makinën.
Diskutime rreth kësaj post