Kryeministri i vendit Edi Rama, duke mbajtur për dore të birin, Zaho, i ka prezantuar bukuritë shqiptare.
Kryeministri dhe i biri kanë vizituar Nivicën, aty ku edhe kanë promovuar turizmin malor.
Kreu i qeverisë thotë se në këtë zonë të mrekullueshme, një çift investitorësh suedezë kanë ngritur një EkoResort.
Po ashtu, Kryeministri tregon se sot në Nivicë do të jetë edhe kryeministri i Suedisë, Goran Persson.
“Aty ku mes natyrës magjike një çift investitorësh suedezë kanë ngritur një EkoResort model, shembull fantastik i mençurisë dhe respektit për natyrën, i cili tregon se si mund të krijohet një sipërmarrje turistike me shumë mend e jo shumë fonde, e ku sot Nivica ka nderin të ketë mik special kryeministrin e famshëm të Suedisë, Göran Persson”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post