Ditën e djeshme, Bajram Begaj, është zgjedhur President i Republikës së Shqipërisë, deri në 24 Korrik, kur Presidentit aktual Ilir Meta, i mbaron mandati.
Por me mbërritjen e Begajt në Presidencë, vendi do të ketë edhe Zonjën e Parë, një titull që i ka munguar Shqipërisë gjatë këtyre pesë viteve, për shkak se bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, është e angazhuar në politikë, në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Armanda Begaj, është bashkëshortja e Presidentit të sapozgjedhur.
Ajo ka lindur në vitin 1968.
Ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ku së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Çifti Bajram dhe Armanda Begaj kanë edhe dy djem.
Diskutime rreth kësaj post