Besart Ibraimi, është një nga objektivat e mëdha të Partizanit në merkato, por firma me të duket se nuk është aspak një mision i lehtë.
Sulmuesi ka dilemë për të ardhmen, pasi ka një ofertë nga Shkupi, teksa raportohen edhe lëvizje rikthimi nga Shkëndija.
Partizani i ka ofruar 5 mijë euro, akomodimin me familjen falas në një apartament në Tiranë dhe bonuse të tjera të konsiderueshme në rast se lojtari arrin objektivat personalë, si dhe nëse ekipi fiton titullin apo Kupën e Shqipërisë.
Një ofertë të ngjashme e ka bërë edhe Shkupi.
Ibraimi aktualisht ndodhet me pushime në Turqi dhe e ka lënë mënjanë të ardhmen për momentin.
Të hënën ai merr rrugën për në Maqedoninë e Veriut.
Pikërisht atëherë ai do të mendojë për të vulosur të ardhmen e tij për sezonin e ri.
Në një moment kur ofertat janë të përafërta, ajo që e tundon më së shumti Ibraimin, është të provojë të luajë në Kategorinë Superiore.
Diskutime rreth kësaj post