Vendi ynë mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjatë gjithë 24-orëshit, kjo situate meteorologjike, do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore, por nuk priten reshje.
Përqindja e lartë e lagështirës në ajër, do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 37°C, sipas MeteoAlb.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Republika e Kosovës
Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë orëve te paradites Por pjesa e dyte e ditës sjell herë pas here kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e Kosovës.
Mbrëmja dhe nata sjellin përmirësim të dukshëm të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.
Maqedonia e Veriut
Vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike në MV dhe për pasojë, moti i kthjellët dhe i nxehtë do të jetë dominant.
Ndërsa orët e pasdites, sjellin vranësira më të dukshme në territorin e MV, POR mundësia për reshje është thuajse zero.
Rajoni dhe Europa
Do të vijojnë, stuhitë e erës dhe rrebeshet e shiut në Evropën Qendrore dhe Europën veriore.
Po ashtu, rrebeshe shiu dhe mini-stuhi të forta ere do të përjetojnë ishujt britanikë dhe pjesa më e madhe e Europës Lindore ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian paraqitet nën dominimin e motit të qëndrueshëm KU kthjellimet dhe temperaturat e larta do të mbeten dominante.