Kryeministri Edi Rama dhe kandidati për president, Bajram Begaj, kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin brenda sallës së Parlamentit, ashtu siç mund të shihet edhe në fotot e shkrepura nga LSA, Kryeministri Rama, është afruar pranë Begajt, duke e përshëndetur atë dhe shkrënguar duart.
Në këto momente në Kuvendin e Shqipërisë deputetët po votojnë kandidatin për president Bajram Begajn.
Ky i fundit u propozua nga 37 deputetë të PS.
Kujtojmë se PD dhe kreu i saj, Sali Berisha, vendosën të bojkotojë këtë proces dhe u largua nga parlamenti para nisjes së procesit.
Diskutime rreth kësaj post