President i vendit Ilir Meta, ka folur për krizën Ukrainë-Rusi në Konferencën në Forumin Ekonomik të Maltepes Stamboll, duke e cilësuar të paprovokuar dhe të pajustifikuar.
Përmes një postimi në Facebook, Meta deklaron se është e rëndësishme që integrimi i Ballkanit në BE të mos shndërrohet në një rast të dështuar, por duhet të nisin sa më shpejt negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Postimi i Presidentit Ilir Meta:
“Ageresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë kundër Ukrainës, ka nxitur nevojën për të ripërkufizuar identitetin europian si komunitet politik bazuar në vlerat dhe praktikën e përbashkët demokratike. Por është jashtëzakonisht e rëndësishme që edhe pse larg progresit të dëshiruar, integrimi i Ballkanit Perëndimor të mos shndërrohet në një rast të dështuar.
Bashkimi Europian nuk e ka të vështirë të na pranojë në raport me shifrat, por në raport me problemet që kemi. Megjithatë, siç e ka treguar historia një problem ballkanik është një problem europian. Prandaj duhet të nisin sa më parë negociatat e anëtarësimit, me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post