Në shtëpinë zikaltër, janë orë të nxehta për sa i përket merkatos, që pritet të përcaktojë shumë edhe për suksesin e klubit në sezonin e ardhshëm.
Të shumtë janë emrat që po monitorohen dhe për të cilët po punohet, por Simone Inzagi i ka të qarta kërkesat e tij: kërkon që lojtarët të jenë funksionalë.
Për këtë motiv, trajneri preferon që në skuadër të mbërrijë Romelu Lukaku para Paulo Dibalës.
Edin Xheko nuk bind në moshën 36-vjeçare dhe mungesa e një pyke në repartin ofensiv të zikaltërve do të sillte jo pak probleme.
Qendërsulmuesi tipik që tërheq skuadrën dhe mbush hapësirat në zonën kundërshtare janë karakteristikat kryesore të Lukakut, që e shtyjnë Inzagin të preferojë atë.
Teknika dhe fantazia e Dibalës vlerësohen patjetër nga Simone, por 3-5-2 i tij ka nevojë për një numër 9 dhe argjentinasi nuk e ofron dot këtë.
Por ndërkohë që trajneri zgjedh Lukakun, Marota dhe drejtuesit po shtyjnë me forcë drejt Dibalës, që është emri primar në listën e dëshirave, një veprim që ka shkaktuar pakënaqësi mes palëve.
Idealja për Inzagin dhe Interin do të ishte mbërritja e të dyve, por nëse kjo nuk do të ishte e mundur, tekniku kërkon një rast privimi nga një yll si Dibala.
Diskutime rreth kësaj post