Deputeti Agron Gjekmarkaj, gjatë një interviste televizive, është shprehur se nuk do ta votojë kandidatin për President të Republikës që ka propozuar PS-ja, Bajram Begajn.
Në lidhje me këtë vendim të tijin, Gjekmarkaj tha në “Zonë e lirë” ka argumentuar se kjo ishte një zgjedhje e njëanshme dhe e papritur.
Megjithatë, Gjekmarkaj i ka uruar suksese kandidatit për President, Begajt.
Agron Gjekmarkaj: “Mendoj që opozita dhe shoqëria shqiptare përtej opozitës ka kandidatura shumë më të mira dhe shumë më prestigjioze. Unë nuk e paragjykoj CV-në e Begajt, nuk e di si e ka arritur. Është e drejta e tij ta ketë arritur me dinjitet. E meriton një shans edhe Begaj si president”.
Arjan Curi: Ju do ta votoni nesër?
Agron Gjekmarkaj: “Jo, unë nuk e kam ndarë ende me veten se çfarë do të bëj. Kur e pashë në zyrën e kryeministrit, m’u shtuan dilemat. Ndoshta po të kishte qenë një president ashtu siç diskutohej më përpara, qoftë edhe Fatos Nano që është lideri historik i socialistëve, do të kisha patur një lfutë të brendshme për të shkuar për ta votuar, apo Majlinda Bregun që ka qenë për 6 vjet ministre e PD-së, shumë më tepër për ta votuar, ndërsa këtë zgjedhje kaq të njëanshme dhe kaq të beftë, pa e paragjykuar dhe duke i uruar sukses në punën e tij, nuk do ta votoj kandidaturën e zotit Begaj”.
Diskutime rreth kësaj post