Ditën e sotme, në një seancë të posaçme në Kuvend pritet që të zhvillohet raundi i katërt, për të zgjedhur kreun e ri të shtetit, pasi tre të parat dështuan dhe opozita u tërhoq nga marrëveshja me PS-në.
Për këtë raund mjaftojnë vetëm 71 vota.
Bajram Begaj, është i propozuari i Partisë Socialiste, për postin e Presidentit të ri të Republikës.
Begaj pranoi ftesën, ndërsa kryeministri Edi Rama e priti atë mbrëmjen e kaluar në zyrë
Para se të shkojë në Kuvend, emri i Begajt do t’i dërgohet paraprakisht Grupit Parlamentar të PS, që do të mblidhet paraditen e së shtunës rreth orës 10:00 dhe nga ku do të mblidhen dhe firmat e nevojshme.
Duhen të paktën firmat e 20 deputetëve për mbështetjen e një kandidati, që më pas do të depozitohen zyrtarisht në Kuvend.
Afati i përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve është ora 12:00 sot, ndërsa më pas, në orën 16:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve, që do të shqyrtojë kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit të propozuar nga PS.
Në orën 18:00 Kuvendi do të zhvillojë seancën për të ezauruar raundin e katërt. Këtë herë Kuvendi e ka një emër të depozituar, atë të Bajram Begajt.
PS i ka votat për të zgjedhur kreun e ri të shtetit, pasi në këtë raund mjaftojnë 71 vota.
Sakaq, grupimi i Enkelejd Alibeajt, ka deklaruar se nuk do të jenë në Kuvend për të votuar, ndërsa pjesa e PD e drejtuar nga Sali Berisha, pohuan se do të jenë në sallë për të votuar kundër.
Megjithatë, të dyja palët kanë kundërshtuar kandidaturën e Begajt.
Diskutime rreth kësaj post