Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e sotme zgjedhjet për plotësimin e strukturave të saj. Këshilli Kombëtar i PD siç edhe është njoftuar pritet të mblidhet në orën 17:00.
Këshilli i PD pritet të votoje me votim të fshehtë kandidaturat e miratuara në mbledhjen e Kryesisë së PD për Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët dhe Sekretariatet e PD. Anëtarët e Këshillit do të firmosin për prezencën e tyre manualisht dhe elektronikisht.
Menjëherë në mbyllje te votimit te fshehte, numërimi do te behet ne mënyrë transparente për publikun dhe median. Secila flete votimi do të shfaqet ne ekran dhe rezultati do te jete ne kohe reale.
Diskutime rreth kësaj post